Koleksioni fotografik i Rihart Bush-Cantnerit (Richard Busch-Zantner) Shqipëria në vitin 1939
Fotografia e hershme në Shqipëri
Robert Elsie
AL Photography Rihart Bush-Cantneri - Koleksioni i Fotografive Webdesign J. Gross TOP
Rihart Bush-Cantneri
Shkencëtari dhe gjeografi gjerman, Rihart Bush-Cantneri (1911-1942) ishte përkrahës i gjeografisë sociale. Ai studioi strukturat sociale në Shqipërinë jugperëndimore në kohën osmane dhe lidhjet e tyre me zhvillimin e ekonomisë dhe të ngulimeve. Në vitin 1938 mbaroi doktoraturën në Universitetin e Erlangenit me një disertacion të titulluar Agrarfassung, Gesellschaft und Siedlung in Südosteuropa unter besonderer Berücksichtigung der Türken- zeit (Strukturat agrare, shoqëria dhe ngulimet në Evropën juglindore me theks të veçantë mbi kohën osmane), i cili bazohej kryesisht mbi materialin shqiptar. Pak kohë më vonë doli me librin më të përgjithshëm Albanien: Neues Land im Imperium (Shqipëria: shtet i ri në perandori), Lajpcig 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i vitit 1939, të bëra gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri disa muaj pas pushtimit italian. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Rihart Bush-Cantneri botoi edhe një libër për Bullgarinë, dhe vdiq ushtar në frontin rus në gusht të vitit 1942. Robert Elsie
Rihart Bush-Cantneri - Koleksioni i Fotografive